Arben Meçaj i ftuar këtë të premte në “Provokacija”, ka komentuar informacionet e shumta të pa bazuara në kërkime shkencore që duket se kanë një ndikim negativ në opinionin publik.
Në bisedën e tij me gazetarin Mustafa Nano, Meçaj është shprehur se e gjithë kjo tashmë nuk është vetëm një teori konspirative, por po kthehet në sekt ku persona të ndryshëm por shfaqen dhe po flasin në lidhje me situatën në të cilën ndodhemi për shkak të koronavirusit.
Ai ka theksuar se një rëndësi të madhe në të gjithë këtë zhvillim është që të luftohet injoranca me zbulime të ndryshme shkencore.
“Në Shqipëri në këtë situatë që jemi me të drejtë si në çdo vend tjetër do të lindin teori kospirative. Secili ka të drejtë që të ketë idetë e tij dhe në reagimin e tyre kanë të drejtë që të mendojnë si të duan pavarësisht që ne mund ti quajmë çmenduri, Por në vendin tonë është e problem pasi ato tashmë është bërë si sekt. Nëse dy muajt e parë u bë karantina dhe nuk u ndje korona, të them unë se më shumë se gjysma e qytetarëve thanë se nuk ekzistonte. Në atë situatë që nuk ekzistonte korona në vendin tonë me të drejtë populli shqiptar mendonte se korona nuk ekzistonte. Sekti nuk është ide por struktura të strukturuara që në këtë situatë që jemi tashmë vret opinionit. Maska nuk të vret por të shëron. Vaksina dhe teoritë e ngritura për të janë nga më të ndryshmet, pyetja e parë që lind është se kjo është një vaksinë që dhe po u bë vjen pas një viti deri më tani nuk ka asnjë politikë se si do të bëhet dhe në një situatë pandemie vaksina është ajo që ndalon përhapjen e mëtejshëm. Vaksina nuk të shëron por thjesht parandalon. Detyra jonë është që injorancën ta përballim dhe ta menaxhojmë me të dhëna shkencore”, është shprehur ai. /abcnews.al