Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas mbërritjes së tij në Kosovë ka falenderuar të gjithë qytetarët që i dolën në pritje.
Thaçi i cili është pritur nga një numër shumë i madh i qytetarëve, është shoqëruar nën masa të larta të sigurisë.
Ai është dukur në disponim të mirë dhe është ndjerë mirë para qytetarëve që kanë dalur ta presin siç mund të shihet edhe në fotografitë e mëposhtme.
Thaçi ka falënderuar qytetarët duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për ta.
“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH”, shkruan Thaçi./abcnews.al