Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa ka kërkuar një interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për situatën në trojet etnike shqiptare.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale përgjigjen e Kuvendit, ku thuhet se interpelanca do të kryhet nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Papa i bën thirrje Ramës dhe Cakajt ta drejtojnë këtë diskutim në Kuvend si dy persona që mbajnë postin ministror për Punët e Jashtme.
“Në seancën e ardhëshme parlamentare të ditës së enjte datë 23.07.2020 do të mbahet
Interpelanca me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme me temë :
Gjendja e Shqiptarëve në Trojet Etnike !
Interpelanca është kërkuar e do të kryhet nga Z.Kostaq Papa PhD, Deputet i Tiranës dhe Emigracionit.
Interpelencë e Jashtëzakonshme ishte kërkuar qysh në shkurt me një numër shumë të lart firmash nga Opozita e Re, për çështje të Pasivizimit në Medvegjë dhe situatës në Kosovën Lindore, përgatitur në bashkpunim me Asamblistët Komunal të Medvegjës dhe Përfaqësuesit Politik të Komunave të Kosovës Lindore por situata e Pandemisë e pamundësoi mbajtjen e saj në mes të marsit apo para zgjedhjeve në Serbi.
Para pak ditësh u rifreskua kërkesa tashmë për të analizuar situatën dhe gjendjen e Shqiptarëve në Trojet Etnike në tërësi.
Deputeti Kostaq Papa PhD E Drejtë Ndërkombëtare është një nga njohësit më të mirë të situatës në Trojet Etnike Shqiptare, është inicues i Grupit të Lobistëve për Kosovën në Parlamentin Shqiptar, inicues i Platformës “Medvegja nuk është kurrë vetëm” dhe zëri i vetëm kombëtar në parlamentin e Tiranës!
E-maili që i është dërguar Deputetit thot se interpelanca do zhvillohet me Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin.Kjo nuk ka shumë rëndësi megjithatë deputeti është duke kërkuar që në interpelancë të vij ministri në detyrë Z. Cakaj e pse jo dhe vet Z. Rama i cili është ministri i vërtetë!
Është një Interpelancë e rëndësishme që pritet me interes të lart politik sidomos në Trojet Etnike në ish-Jugosllavi dhe në Çamëri!
Mesazhet që do të dalin nga kjo interpelancë do të paraqesin një stad të ri të kërkesave kombëtare të Shqiptarëve në Trojet e tyre mijvjeçare, për Integrim, Bashkim, Prosperitet dhe Paqe!
Kurajo e lart politike e intelektuale e Deputetit Kostaq Papa do të sjell këndvështrime e ide të reja që Shqiptarët e Trojeve Etnike dhe Shqiptarët në përgjithësi që të dalin nga kjo amulli ku e ka futur politika qorre dhe e lëmoshës së kësaj klase politike të kalbur e të shitur!
Presim me interes Interpelancën!
Drejtoria e Informacionit e PESH
Zyra e Deputetit Kostaq Papa
Qendra Kombëtare e Kordinimit”, shkruan Papa./abcnews.al