Raportuesja për Kosovën viziton Hagën: Specialja po bën punë të jashtëzakonshme

schedule21:45 - 17 Korrik, 2020

schedule 21:45 - 17 Korrik, 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, këtë të premte ka komentuar punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Cramon, përmes një postimi në Tëitter ajo shkraun se ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ku thekson se Specialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, për krimet e supozuara të luftës.

Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.

Më tej theksoi se Specialja duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë.

Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, ka thënë Cramon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!