Ndeshja e fundit zgjati vetëm 19 minuta, Verona zbulon dëmtimin e Kumbullës

schedule18:37 - 17 Korrik, 2020

schedule 18:37 - 17 Korrik, 2020

Hellas Verona humbi 2-1 në Romë kundër verdhekuve vendas të mërkurën në mbrëmje, ndërsa ndeshja e Marash Kumbullës zgjati vetëm 19 minuta. Mbrojtësi shqiptar pësoi një dëmtim dhe u detyrua t’i linte vendin Dimarcos.

20-vjeçari ka kryer kontrollet mjekësore, teksa klubi italian, me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, sqaron  gjendjen e lojtarit.

“Vizitat e specializuara që Kumbulla kreu ditën e sotme, konfirmuan një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e djathtë. Nuk mund të themi momentalisht se sa do të zgjasë rikuperimi i tij”, shkruan Hellas Verona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!