Humbi të atin nga Covid-19, mjekja shqiptare: Nuk ia fal dot vetes, dështova

schedule17:50 - 17 Korrik, 2020

schedule 17:50 - 17 Korrik, 2020

Doktoresha e QKUK-së, në Prishtinë Tokjona Lajçi humbi babain e saj, pasi ishte i prekur nga Covid-19. ajo i qëndroi për gati dy javë i qëndroi afër të atit,  por ai nuk arriti ta mposhtë virusin.

Sopranoja kosovare, Arta Jashari ka bërë një postim prekës, ku tregon bisedën me mjeken Lajçi. Ajo thotë se Tokjona i kishte shprehur dështimin e saj, pasi nuk arriti të shpëtonte babain.

“Përderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj , shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashmë i ndjerë.

Dr Tokjona për 12 ditë rresht u kujdes për babin e saj të prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vet dhe i qëndroi afër deri ne frymën e fundit babit te saj.

Më tha: “ Nuk po ja fali dot vetes , se jam Doktoreshë dhe kam dështuar ..”, ka shkruar ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!