Juventus-Lazio është supersfida e javës së 34-t në Serie A. Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e hënë (21:45) dhe bardhezinjve nuk iu tolerohen më gabime. Një disfatë përballë ekipi të Inzaghit do të rrezikonte fitimin e titullit kampion dhe mund të sjellë shkarkimin e Maurizio Sarrit.
“Zonja e Vjetër” nuk po kalon një moment të mirë, në tre ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë dhe ka pësuar plot 9 gola. Sportmediaset zbulon planin e bujshëm të klubit italian, gjithmonë nëse Lazio triumfon në “Allianz Stadium”.
Sarri do të shkarkohej dhe në vend të tij mund të ulet Andrea Pirlo. Ish-mesfushori i madh italian, po përgatitet të nisë karrierën e trajnerit. Telefonatën e president Agnellit nuk mund ta refuzojë dhe, duke llogaritur që nuk ka eksperiencë në stol, ai do të ndihmohej nga Gigi Buffon, i cili do të mbajë postin e dyfishtë: portier+zëvendës trajner. /abcnews.al