Mjekët zbulojnë një simptomë të re të Covid-19, më e përhapur te të rinjtë

schedule14:29 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:29 - 17 Korrik, 2020

Duke qenë se më shumë të rinj po infektohen me Covid-19, mjekët kanë vënë re simptoma të ngjashme, të cilat nuk janë fort të përhapura te njerëzit e tjerë. Temperatura dhe ethet kanë qenë simptomat më të zakonshme, ndërsa tani vihet se të rinjtë nën moshën 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma si dhimbje barku dhe koke, shkruan abc27news.

“Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu të rinjtë shpesh shfaqen pa ethe dhe me dhimbje barku,” tha Dr. William Schaffner , një mjek që gjithashtu punon si profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt.

Simptomat e tjera të Covid-19 të cilat po vihen re nga mjekët janë: dhimbje migrene, të vjella dhe diarre, raporton abcnews.al

Sa për individët mbi moshën 35 vjeç, simptomat më të zakonshme mbeten temperaturë, kollë, ethe, gulçim, lodhje dhe konfuzion. Humbja e nuhatjes dhe e shijimit është gjithashtu një tjetër simptomë e përhapur.

Vigjilenca është thelbësore. Kushtojini vëmendje simptomave, izolohuni dhe prisni disa ditë para se të testoheni. Shpesh testet rezultojnë negative nëse i kryejmë më përpara.

Mjekët sugjerojnë që të testohen rreth katër ditë pasi të fillojnë të ndjejnë simptoma, në këtë mënyrë do të marin rezultatin e saktë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!