Këngëtarja shumë e dashur për publikun Anila Mimani është rikthyer pas shumë vitesh në tregun muzikor.
Ka qenë aktori Bes Kallaku, i cili ka vendosur të sjellin së bashku version të ri një nga këngët më të famshme të Anilës, e titulluar “Do digjesh zjarr”.
Versioni i ri titullohet ” Ciao Po Të Lë” dhe refreni mbetet i njëjtë, përveç pjesës së Besit, që përmban nota humori.
Videoklipi është publikuar ditën e djeshme dhe është tipik veror, me pishinë, shampanjë dhe puro.
Ai është pritur shumë mirë nga fansat, duke marrë plot 469,801 për pak orë. Kjo tregon se publiku shqiptar është shumë nostalgjik. /abcnews.al