Kanye West ka ndërmarrë hapat e tij të parë zyrtarë drejt kandidimit si president i Shteteve të Bashkuara. Përfaqësuesit e reperit paraqitën dokumentet e nevojshme dhe paguan tarifën prej 35 000 dollarësh për t’u paraqitur në fletën e votimit presidencial të Oklahoma.
Sipas mediave të huaja, një tjetër dokument që kërkohej nga Komisioni Federal Zgjedhor për të kandiduar zyrtarisht për president, u paraqit gjithashtu nga ekipi “Kanye 2020” të enjten. Vetëm një ditë para se të paraqiste dokumentet e tij të para, revista “Intelligencer” citoi këshilltarin e tij Steve Kramer duke thënë është tërhequr nga gara për drejtimin e SHBA-ve.
Sidoqoftë, West ka humbur tashmë afatin për t’u kualifikuar në votime në disa shtete dhe është e paqartë se si do të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme që kërkohen për t’u kualifikuar. Reperi fillimisht njoftoi vendimin për të kandiduar për president më 4 korrik.
Përmes një postimi në twitter, ai shkroi: “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. /abcnews.al/