Rritja e rasteve me Covid-19, një tjetër vend i botës rivendos karantinën

schedule10:47 - 17 Korrik, 2020

schedule 10:47 - 17 Korrik, 2020

Izraeli ka vendosur te premten një karantinë tjetër ndërsa vuri disa masa të tjera kufizuese për të përmbajtur epideminë e koronavirusit.

Njerëzit në vend do të lejohen që të dalin nga shtëpia këtë fundjave, ndërsa qendrat tregtare, dyqanet, pishinat, kopshtet zoologjike dhe muzeumët do të qëndrojnë të mbyllur duke nisur nga dita e sotme.

Ndërsa, karantina e plotë gjatë fundjavave që parashikon mbylljen brenda të njerëzve do të vendoset në vend duke nisur nga 24 korriku, pasi qeveria të marrë miratimin nga parlamenti për këtë vendim, raportoi Israel Radio.

Fundjava në Izrael nisin të premten pasdite, në prag të Shabatit Hebraik, dhe zgjat deri të dielën, një ditë pune. Deri më tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Izrael është 46,059 ndërsa ai i viktimave është 384. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!