265 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria, OKB apel për fonde kundër Covid-19

schedule08:38 - 17 Korrik, 2020

schedule 08:38 - 17 Korrik, 2020

Kombet e Bashkuara kanë bërë  apel për 10.3 miliardë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë deri në fund të vitit, për shkak të koronavirusit. Paratë do të shfrytëzohen për vende me të ardhura më të ulëta.

Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, OKB bëri thirrje për dy miliardë dollarë. Apeli i rishikuar është rekord, por, sipas OKB-së, vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë vendet e varfëra. Nëse jo, bota do të përballet me një seri krizash, përfshirë miliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme të izolimit. COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!