Sulejman Starova vazhdon të analizojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Bylisit. Në Pressing, fjalët e Starovës marrin gjithmonë vëmendje të madhe dhe analiza e tij për diferencën mes dy skuadrave, është e goditur.
“Unë jam i mendimit që kjo ka qenë një përpjekje për të nxjerrë formacionin më të mirë, në të kundërtën e asaj që ndodhi në Ballsh. Lojtarët që kanë luajtur, ka qenë formacioni më i mirë për momentin. Gjysmëfinalja është një moment shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe të gjithë lojtarët, janë në sytë e të gjithë opinionit publik.
Diferenca midis dy skuadrave, u tregua në 20 minuta e fundit, ku Ballshi tentonte një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë. Peposhi u dëmtua, Ndreca u kthye mbrojtës i majtë. Zëvendësimet e Tiranës ishin lojtarë me emër. Ai ishte momenti ku tregon sa ndryshim ka Tirana me Ballshin. Komplimente dhe Ballshit për kompeticionin që bëri./abcnews.al