Google ka prezantuar një ridizajnim madhor të Gmail për përdoruesit e biznesit G Suite.
Aplikacioni Gmail nuk është më njëlloj, pasi përfshihen platformat e komunikimit të Google si Gmail, Chat, Rooms dhe Meet.
Mësohet se dizajni i ri do të ofroet zyrtarisht në fund të këtij viti. Ndërkohë ndryshimet synojnë ta bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve të Google pa qenë nevoja të kalohet nga një aplikacion tek tjetri.
Ashtu si Microsoft, i cili po mundohet të përhap shtrirjen Office 365 për të shtyrë përdoruesit drejt adoptimit të Teams, Google po përdor popullaritetin e Gmail për të bërë të njëjtën gjë. /abcnews.al