Tirana në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ka përmbysur humbjen 2-1 të pësuar në takimin e parë kundër Bylisit. Bardheblutë ia dolën të triumfojnë sot me shifrat 2-0 dhe për të dytin vit radhazi Tirana kërkon trofeun, madje mund të zhvillohet e njëjta finale, nëse Kukësi eliminon Teutën.
E paragjykuar si ndeshje, për shkak të asaj që ndodhi në Bylis, Tirana kishte premtuar kualifikimin në finalen e Kupës dhe kështu ndodhi. Skuadra e Emanuel Egbo e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e pestë me anë të sulmuesit Ernest Muçi.
Bylisi u mundua të reagonte dhe rrezikoi me Sallakun dhe Ndrecën, madje në një moment pretendoi edhe për penallti. Tirana gjeti edhe golin e dytë, pas 20 minutash dhe më pas miqtë u munduan të bëjnë diçka për ta çuar ndeshjen të paktën në shtesë.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 dhe trajneri Dovedan u mundua të ndryshonte diçka në skuadrën e tij. Mozzone, Malçi e Peçi ishin forcat sulmuese të reja për Bylisin në fushë. Tirana në krahun tjetër nuk la shumë hapësira, duke mbrojtur rezultatin e 45 minuta të para. Kaq mjaftoi dhe me shifrat 2-0 Tirana siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë.
TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci (Cale 82’), Batha, Çelhaka, Torassa, Muçi (Hasani 66’), Halili (Muça 66’), Ngoo (Sidibe82’). Trajner: Emanuel Egbo
BYLISI: Miraka, Ntephe, Janku, Shkalla (Zhongo 80’), Peposhi (Peçi 60’), Mëllugja (Malçi 46’), Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Sallaku (Mozzone 46’). Trajner: Veljko Dovedan
GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Erjon Bastari. Karton i verdhë: Vangjeli 91′ / Murataj 88’