Tirana në epërsi, që në minutën e pestë. Ernest Muçi, sulmuesi që i shpëtoi bardheblutë nga humbja në derbi, ka ndëshkuar portierin e Bylisit, Festim Miraka.
Goditja fluturimthi e sulmuesit përfundoi në rrjetë dhe Tirana kryesonte 1-0, deri në minutën e 25-të. Pas një goditjeje këndi, ishte mbrojtës Hoxhallari që e ndëshkoi Bylisin për të dytën herë.
Takimi i parë në Ballsh është fituar nga Bylisi 2-1 dhe çështja e kualifikimit mbetet e hapur, edhe pse tani Tirana i afrohet më shumë me këtë gol. /abcnews.al