Formacionet: Bylisi “bunker”, Tirana i beson Muçit dhe Halilit

schedule16:53 - 15 Korrik, 2020

schedule 16:53 - 15 Korrik, 2020

Takimi i parë në Ballsh është mbyllur 2-1 dhe Tirana e Bylisi përballen në aktin e dytë, që me siguri nuk do të jetë sërish një shfaqje teatrale. Sfida e para dy javëve po hetohet dhe sot ekipet normalisht do të shfaqen ndryshe.

Te Tirana sërish ka ndryshime në formacion dhe Egbo i beson Muçit një vend titullari, sikurse edhe Halilit. Me argjentinasin Torassa e anglezin Ngoo plotësojnë katërshen e sulmit. Lëvizje edhe në mbrojtje. Hoxhallari do të luajë në qendër, kurse Ismailgeci në të majtë.

Vovedan gjithashtu ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime, duke nisur me Mirakën në portë. Titullar edhe Alaidin Sallaku, kurse nga stoli e nisin lojtarë si Mozzone, Qardaku e Malcci. /abcnews.al

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA GJYSMËFINALE
E mërkurë, më 17 korrik, ora 17:30

Tirana-Bylisi (ndeshja e parë 1-2)

TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci, Batha, Ccelhaka, Torassa, Mucci, Halili, Ngoo. Trajner:  Emanuel Egbo

BYLISI: Miraka, Ntephe, Janku, Shkalla, Peposhi, Mëllugja, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Sallaku. Trajner: Veljko Dovedan

GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Erjon Bastari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!