Bushati: Një ditë e madhe për Shqipërinë, të përveshim mëngët

schedule16:34 - 17 Prill, 2018

schedule 16:34 - 17 Prill, 2018

Një ditë e madhe për Shqipërinë e ka nisur mesazhin e tij në rrjetet sociale ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati. Rekomandimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim, ministri Bushati e lexon si një mesazh të qartë se “reformat e ndërmarra për shtetformim më në fund po japin fryte dhe se rajoni më në fund është pjesë organike e Evropës. “Kjo është një ditë për të përveshur mëngët  dhe për të vijuar me punën e madhe”– shkruan ministri i jashtëm Ditmir Bushati në mesazhin e tij në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!