Ylli i UFC-së, Jorge Masvidal, u mposht nga kampioni Usman, në duelin për UFC 235. “Makthi nigerian” rezultoi një rival shumë i fortë për Masvidal, por ky i fundit u justifikua me faktin se kishte vetëm 6 ditë kohë për të përgatitur sfidën.
Kështu që, kur u pyet nga ESPN nëse do të ndeshej me McGregor apo me ndonjë tjetër, Masvidal u shpreh: “Pa asnjë dyshim, dua revanshin kundër Usman. Kisha vetëm gjashtë ditë kohë për t’u përgatitur, ndryshe dihej kush do të ishte fituesi.
Nuk do shumë mend, McGregor të jep një thes me para, por unë dua të ndeshem për lavdi e jo për para. McGregor të presë radhën, dua duelin e kthimit ndaj Usman”, u shpreh Masvidal./abcnews.al