Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Duke prezantuar këtë vendim të Komisionit, përfaqësuesja për politike të jashtme Mogerini dhe eurokomisoneri Hahn, vlerësuan reformat e bëra së fundi në vendin tonë. Kryesisht komisioneri Hahn veçoi reformën në drejtësi dhe vetingun. Ai theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë kohë për vetëkënaqesi, pasi duhet të çojnë reformat përpara.
Mogherini: “Bashkimi Europian ka vendosur që të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës”, tha Mogherini.
Hahn: “Jam i kënaqur që Komisioni e pranoi rëndësinë e reformave që janë bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria duke dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave, dhe në të njëjtën kohë dhe çfarë duhet bërë për ta mbështetur këtë progres. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë në fushat kryesore si 5 përparësitë, administrata publike, lufta kundër krimit e korrupsionit, reforma në gjyqësor e drejtësi dhe mbrojtjen e pakicave. Në drejtësi kemi parë rezultate të prekshme për gjyqtarë e prokurorë nga vettingu. Është fillimi, por është premtues dhe rekomandimi gjen zbatim. Është me rëndësi që të përmirësohet klima e biznesit e investimeve, dhe norma e lartë e papunësisë ësthë burim shqetësimi, sidomos i të rinjve. Siguria është një tjetër element”. abcnews.al