Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka gjetur skuadër të re vetëm 24 orë pasi njoftoi se është larguar nga Paderborn. 30 vjeçari ka firmosur për ekipin e Hamburger, një klub legjendar në Gjermani.
Gjasula ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me klubin 100 vjeçar dhe objektivi i tij, por dhe i skuadrës, është sigurisht vendi i parë dhe ngjitja në Bundesliga.
Sezonin e shkuar, Hamburger u rendit në vend të katërt në Bundesliga 2, duke e humbur për shumë pak ngjitjen në elitë. Interesim për Gjasulën pati dhe nga Forttuna Dusseldorf, por Gjasula zgjodhi Hamburgerin./abcnews.al
Zweiter #HSV-Neuzugang: Klaus Gjasula (30) unterschreibt heute einen Vertrag im Volkspark. Der Mittelfeld-Abräumer kommt ablösefrei vom SC Paderborn. Zunächst hatte @SPORT1 berichtet. pic.twitter.com/xG3Q6kQs8R
— Abendblatt HSV (@abendblatt_hsv) July 15, 2020