Një 16-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, në Greqi. Adoleshentja e identifikuar si M. H., banonte me familjen e saj në Trikala.
Sipas mediave greke 16-vjeçarja kishte goditje të shumta në fytyrë e trup.
Policia deklaroi se të gjitha skenarët janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, megjithatë do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.
Trupi i pajetë i 16 vjeçare shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e kishës.
Mediat vendase raportojnë se familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia për t’u marrë në pyetje./abcnews.al