Disa fakte për mushkonjat që ndoshta nuk i keni ditur

schedule12:32 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:32 - 15 Korrik, 2020

Mushkonjat janë ndër insektet më të frikshme gjatë verës, që shkaktojnë bezdi tek njerëzit. Ekzistojnë disa mite për mushkonjat, por për t’i mbajtur sa më larg ato duhet të mësoni të gjitha sekretet e tyre.

“Chedonna.it” ka renditur disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur, dhe çfarë duhet të bëni që të shpëtoni nga ato, shkruan abcnews.al.

Mushkonjat pickojnë jo vetëm natën, por edhe ditën

Miti se mushkonjat pickojnë vetëm natën nuk qëndron. Ndodh që shumë njerëz fikin dritën e dhomës për të mos lejuar mushkonjat të hyjnë, por ata enden dhe gjatë ditës, edhe pse pas muzgut ata duket se janë më agresive. Në një vend të nxehtë dhe ku ka ujë, shanset për t’u pickuar nga mushkonjat gjatë ditës janë dhe më të larta.

Mushkonjat janë të ndjeshme ndaj aromave

Era e trupit bën që mushkonjat të afrohen më shumë ndaj nesh. Miti se gjaku i ëmbël tërheq mushkonjat nuk qëndron, pasi është dioksidi i karbonit dhe disa substanca që përbëjnë djersën, siç është acidi laktik që ndikojnë.

Kjo shpjegon dhe faktin se pse disa njerëz që djersiten shumë, për shembull ata që mbipeshë ose gratë shtatzëna, janë më të prekurit. Përsa i përket gjakut, grupi zero tërheq dy herë më shumë mushkonjat krahasuar me grupin A.

Vetëm mushkonjat femërore kafshojnë

Mushkonjat pickojnë për të marrë proteinat e nevojshme që duhen për vezët.

Ngjyrat e lehta nuk i tërheqin mushkonjat

Një truk për të shmangur mushkonjat është dhe përdorimi i rrobave me ngjyra të lehta. Rrobat e errëta thithin nxehtësi, gjë që tërheq mushkonjat. Ata janë shumë të ndjeshme ndaj temperaturës, dhe në zonat e freskëta numri i tyre ulet ndjeshëm.

Mushkonja shkaktojnë shumë viktima

Mushkonjat ndikojnë tek një sërë vdekjesh çdo vit. Nëpërmjet thithjes së gjakut, ata transmetojnë sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse siç janë malarja. Në vitin 2014, disa ekspertë vlerësuan se mushkonja kishte vrarë 725 000 njerëz në krahasim me 50 000 viktima nga gjarpërinjtë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!