Në zgjedhjet e ardhshme vendore në Belgjikë do të marrë pjesë dhe partia e re Islam, e cila synon të fusë në fuqi ligjin islamik, por dhe krijimine një policie raciste që do të monitorojë gjithçka që mund të duket ofenduese për fenë myslimane.
Polemika dhe reagime të ashpra në Belgjikë pasi në zgjedhjet e ardhshme do të marrë pjesë dhe partia islamike. Pikërisht në një nga vendet që është goditur më shumë nga terrorizmi i ISIS, islamikët po organizohen duke u prezantuar me një parti të tyre.
Objektivi është futja në fuqi e ligjit islami në të gjithë Europën, me vende të ndara në autobus, mbajtjen e ferexhesë për gratë dhe çdo gjë tjetër që përmban ligji. Të vetmet vende europiane ku ekzistojnë parti të kësaj natyre janë Finlanda dhe Bosnja e Hercegovina. Lista belge, e cila ka mbledhur firmat e duhura, do të quhet Islam dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Pak javë më parë në Holandë, partia Denk, analoge me këtë belge, hyri në parlament me tre deputetët e saj. Mediat europiane e cilësojnë si një parti anti-raciste, por në fakt Denk është një parti islamike, e cila synon të bëhet pjesë e mekanizmave europiane. Dhe pse partia është krijuar nga dy turq, ajo gëzon mbështetje të gjerë dhe nga elektorat që I përket origjinave të ndryshme. Denk kërkon të krijohet policia e racizmit dhe një regjistër i racizmit që do të monitorojë fjalimet e politikanëve dhe çdo gjë që mund të duket ofenduese për Islamin./abcnews.al