Kupa e Shqipërisë/ Akti i dytë gjysmëfinal, sot përcaktohet finalja e madhe

schedule09:55 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:55 - 15 Korrik, 2020

Sot do të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë dhe do të mësojmë dy ekipet finaliste. Katër ekipe të Superiores do të luftojnë për dy biletat e fundit të Kupës së Shqipërisë. Tirana pret në kryeqytet ekipin e Bylisit, që fitoi në Ballsh me rezultatin 2-1.

Një ndeshje që u përfol shumë, shkoi deri në Komisionin e Etikës, pasi shihet si ndeshje e dyshuar. Bylisi fitoi me përmbysje në pjesën e dytë falë dy golave të Valentino Murataj, ndërsa Hasani shënoi në pjesën e parë një gol jashtë fushe, që mund të rezultojë shumë i vlefshëm sot. Në “Selman Stermasi”, kjo sfidë starton në orën 17:45.

Ndërsa takimi tjetër, luhet mes Teutës dhe Kukësit, në Durrës. Në Niko Dovana, “Djemtë e Detit” vijnë pas barazimit 0-0 në Elbasan, “shtëpinë” e Kukësit. Trajneri Martini dje në konferencë, pranoi se Kukësi ka shumë pak pika të dobëta, por djemtë e tij duhet të japin maksimumin që të arrijë në finalen e Kupës.

Dy sfida ku priten gola dhe luftë e fortë sportive, pasi nuk ka më llogari. Tirana duhet të shënojë e të fitojë nëse synon finalen, po ashtu dhe Teuta ose Kukësi. Ndërsa barazimi në këto ndeshje gjysmëfinale, kënaq vetëm ballshiotët e Bylisit./abcnews.al

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale

Tirana – Bylis 17:45 (1-2)
Teuta – Kukësi  20:45 (0-0)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!