Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë dominuar paraditen, ndërsa vranësirat gradualisht janë fuqizuar duke sjellë pas mesditës shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, por rrebeshe të shkurtra shiu, në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit janë ulur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit, por një rënie më të lehtë kanë shënuar vlerat termike të mesditës.
Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari

