Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata Kushtetuese drejt ringritjes, KED përgatit të premten listën e të kualifikuarëve

schedule14:09 - 14 Korrik, 2020

schedule 14:09 - 14 Korrik, 2020

Gjykata Kushtetuese po shkon drejt ringritjes.

Pas largimit të Ardian Dvoranit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nën drejtimin e Vitore Tushës, po vepron për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjykatë që prej marsit të 2018-ës nuk ka funksionuar, ndërsa aktualisht është me vetëm 4 anëtarë.

Nevojiten dhe dy të tjerë që të plotësohet kuorumi i mjaftueshëm prej 6 anëtarësh, që të mund të shqyrtojë dhe marrë vendime për çështje sensitive që janë ankimuar deri më tani.

Këto dy vende vakante pritet plotësohen shumë shpejt. Këtë të premte, KED-ja do të shqyrtojë dosjet e 10 pretendentëve, që i janë çuar institucionit nga Presidenca dhe nga Kuvendi.

Po të premten, KED do të marrë vendim se cilët nga 10 pretendentët do të kualifikojë dhe cilët do të ndalojë, bazuar në vlerësimin e kritereve që ata plotësojnë për të zënë një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Për të shmangur përsëritjen e përplasjeve që ndodhën gjatë vitit të shkuar mes Presidentit dhe Kuvendit, Meta dhe Ruçi janë dakordësuar që të koordinohen për kandidatët që ndodhen në të dy listat.

Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtohet ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, që u zhvilluan nga një dekret i shfuqizuar nga Presidenti.

Po ashtu me kërkesë të Metës do të shqyrtohet edhe çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Megjithatë, gjatë këtyre më shumë se dy viteve, subjekte që parashikon ligji, i janë drejtuar kësaj gjykate me ankimime të ndryshme.

Në total, Kolegjet e Gjykatës kanë rrëzuar 161 kërkesa ankimore dhe ka pranuar 19 të tjera, për t’i shqyrtuar në momentin që bëhet funksionale.

Vendimi i fundit i marrë nga Kolegji i Gjykatës është ai i datës 3 korrik, kur ka rrëzuar kërkesën e Arben Malajt, për të vlerësuar shkarkimin e tij nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!