Tre persona humbën jetën pasi një shtëpi u përfshi nga flakët pas një shpërthimi në Australi. Autoritetet gjetën trupat e pajetë të dy femrave dhe një burri në Brisbane, herët këtë të martë.
Sipas BBC, fqinjët telefonuan policinë pasi dëgjuan një shpërthim të fortë. Ndërkohë, inspektori i policisë, Dan Bragg, tha se nuk është përcaktuar përfundimisht shkak që shpërtheu zjarri. Gjithashtu, ai tha se po e hetojnë rastin si të dyshimtë. Fqinjët kanë raportuar për të bërtituara para se të ndodhte incidenti, tha ai.
“Do të kryhet sa më shpejt një hetim i imtësisësh dhe ne shpresojmë që të zbulojmë të vërtetën sa më shpejt. Janë dëgjuar ulërima që kërkonin ndihmë, por se nga vinte zhurma, do të zbulohet plotësisht në vijim”, tha Bragg.
Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe evakuuan të gjithë banorët që jetonin afër shtëpisë në flakë./abcnews.al