Nurellari: Qeveria aktuale në Tiranë e ka parë Kosovën si instrument

schedule08:49 - 14 Korrik, 2020

schedule 08:49 - 14 Korrik, 2020

Analisti Adri Nurellari në “Abc e mëngjesit” u shpreh se aktakuza ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi vë në pikëpyetje shumë çështje në lidhje me Kosovën.

Gjithashtu ai komentoi edhe dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se serbët funksionojnë me një elitë politike që e ka kuptuar mirë se si funksionon Brukseli.

Nurellari tha se është e pakuptueshme se përse kryeministri i Republikës së Shqipërisë duhet të shkojë 5 herë në Serbi.

“Kjo lloj përzgjedhje për tu shitur si konstruktiv në sytë e Brukselit për interesat e qeverisë aktuale të Tiranës që gjithmonë e ka parë Kosovën si instrument të favorshëm, ose për të fituar vota ose për të fituar simpatinë e Brukselit, gjë e cila ka dëmtuar pozicionin e Kosovës. Duhet shtuar se elita politike e Kosovës ka një barrë të madhe.

Që nga 2014 ka një konfliktualitet. Të gjitha kriza e brendshme ka bërë që shteti i Kosovës mos të funksionojë mirë në politikën e jashtme. Serbia ka pasur stabilitet politik. Vuçiç ka pasur mundësi të bëjë politika afatgjate, Kosova e ka pasur të pamundshëm.

Besoj që kjo aktakuzë duhet të shërbejnë si një lloj shkundje, pasi në e kemi si ves që e humbasin lojën në minutën e fundit. Kjo po duket se ne e testuam fitoren dhe menduam se gjithçka u mbyll me 2008, por duhet pasur një vëmendje më e madhe”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!