Temperatura të larta dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:20 - 14 Korrik, 2020

schedule 07:20 - 14 Korrik, 2020

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në jug e juglindje të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me 1-10m/s.

Temperaturat:

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 18°C deri në 34°C

zonat bregdetare 16°C deri në 33°C

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!