Reperi shumë i pëlqyer nga publiku Capital T, ka lançuar një pjesë të albumit më të ri të titulluar “Skulpturë”.
Ai ka treguar se shumë këngë do të jenë bashkëpunime jo me vetëm me atistë shqiptarë, por edhe të huaj.
Capital T ka theksuar për “Prive” se nuk ka asnjë bashkëpunim me femra, duke sqaruar se nuk ka ndonjë arsye specifike.
Reperi është shprehur se për të bërë një bashkpunim niset nga energjia që i jep artisti dhe jo nga fakti nëse kënga do të bëjë bujë apo jo.
“Asnjë femër nuk e kam në album. S’ka pasur ndonjë arsye specifike. Thjesht unë bashkëpunimin nuk e nis veç për faktin për me pas një sukses të caktuar ose në baza të interesave që i kemi. Normal që ti kur e bën një bashkëpunim janë edhe ato, por fillimisht nisem prej energjisë që ma jep ai artist, çfarë raporti kam me të, a më pëlqen si artist. Nuk mundesh me gjet një bashkëpunim në karrierën time me një artist që mua nuk më pëlqen, por që e kam ditur që ka me ndez. Ai bashkëpunim nuk ekziston”, ka pohuar Capital T./abcnews.al


