Adolfo Sormani nuk është më trajner i Partizanit dhe tani është zyrtare. Klubi i kuq njofton si më poshtë:
“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.
Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari”.
Sormani nuk ishte në stol në derbin me Tiranën dhe kjo nuk është pritur mirë në ambientin e kuq. Italiani dhe stafi i tij thuhej se i druheshin koronavirusit, pasi pesë futbollistë kishin dalë pozitivë.
Kjo ishte eksperienca e dytë e Sormanit në krye të Partizanit dhe nuk shkoi mirë, duke grumbulluar vetëm 17 pikë. Një bilanc edhe më i dobët se ai i teknikut Franco Lerda, i cili u shkarkua pas derbit të humbur me Tiranën. Sërish derbi i la të kuqtë pa trajner. / abcnews.al