Ditën e djeshme Ajka, vajza e Xhensilës dhe Bes Kallakut festoi dy vjetorin e lindjes. Çifti zgjodhi t’i bëjë një dedikim të veçantë në orën kur vogëlushja ka ardhur në jetë. Xhensila ndau me ndjekësit në Instagram një video teksa shihet buzë detit me vogëlushen në krahë, krahas së cilës shkruante: “12.07.2018 11:50 AM or’ e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”.
Ndërsa Besi zgjodhi të publikojë një foto të Ajkës kur ishte më e vogël, krahas së cilës shkruan: “Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën! Faleminderit secilit nga Ju për çdo urim! Zoti ju rujt !!!“.
Por, duket se virusi nuk e ka ndalur çiftin t’i organizojë vogëlushes një super festë me njerëzit më të afërt. Ka qenë Xhensila e cila ka ndarë në Instastory disa pamje nga festa e Ajkës, ku ndër të tjera, ajo që bie në sy është dhe veshja matchy-matchy e këngëtares më vajzën. /abcnews.al/