Lezhë, pesë këshilltarë bashkiakë i bashkohen grupit të PS

schedule14:37 - 16 Prill, 2018

schedule 14:37 - 16 Prill, 2018

Largimet e këshilltarëve të LSI-së për t’u bashkuar me grupin e PS kanë vijuar edhe në Lezhë.
Tre anëtarë të Këshillit Bashkiak Lezhë, që përfaqësonin LSI, një këshilltar i G99 dhe një i PAK i janë bashkuar socialistëve në Këshillin Bashkiak.
Kalimi i tyre tek PS-ja është prezantuar në selinë e Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka qenë këshilltari Hasan Muça, i cili ka folur në emër të pesë këshilltarëve.
Të larguarit janë këshilltarët e LSI-së, Hasan Muça, Agim Doda, Ferdinand Ndoj si dhe këshilltarët e G99, Erind Ndreca dhe ai i PAK, Ndrek Gazulli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!