Përleshje e dhunshme në një burg të Italisë, plas sherri mes shqiptarëve dhe tunizianëve

schedule22:21 - 12 Korrik, 2020

schedule 22:21 - 12 Korrik, 2020

Një grup të burgosurish shqiptarë janë përleshur me disa të huajnë në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali.

Mediat fqinje shkruajnë se momentet e dhunshme janë regjistruar në katin e dytë të ketij burgu, ku disa shqiptarë kanë përleshur me disa tunizianë.

Menjëherë për ndalimin e konfliktit ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka qenë dhe aq e lehtë.

I plagosur më rëndë mbeti një i paraburgosur nga Tunizia, i cili është shtruar menjëherë në spital nën kujdesin intensiv.

Raportohet se ai kishte marrë goditje të shumta në trup dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërsa të burgosurit e tjerë pësuan lëndime. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!