Hellas Verona ishte pak sekonda larg arritjes së fitores në Firence kundër Fiorentinës vendase, por një gol i Patrick Cutrone në minutën e gjashtë shtesë evitoi humbjen e ekipit vendas.
Ambarat dhuroi një asist fantastik për Faraonin në minutën e 18-të dhe 28-vjeçari realizoi një eurogol. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmanin e nisën ndeshjen si titullarë, por mbrojtësi i kombëtares kuqezi ndjeu shqetësime fizike dhe u largua nga loja 12 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Kur pritej mbyllja e ndeshjes, Fiorentina gjeti golin e barazimit. Federico Chiesa “shpiku” një asist fantastik për Cutronen dhe ish-sulmuesi i Milanit veproi shpejt dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në ndeshjet e tjera ra në sy barazimi 2-2 mes Parma dhe Bologna, me vendasit që shënuan dy herë në minutat shtesë. Sukses i rëndësishëm edhe për Sampdorian, që triumfoi 1-3 në Friuli kundër bardhezinjve të Udineses, ndërsa Cagliari-Lecce u mbyll pa gola.
Në orën 17:15 u zhvillua edhe sfida Genoa-Spal. Vendasit fituan 2-0, duke marrë një fitore jetike për mbijetesën. Golat u shënuan nga “veteranët” pANDEV DHE Schone, të cilët realizuan dy gola shumë të bukur. /abcnews.al