Delvina i shënon 7 gola Këlcyrës, Tomori merr triumfin e radhës!

schedule19:46 - 12 Korrik, 2020

schedule 19:46 - 12 Korrik, 2020

Sot janë luajtur 9 sfida në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Ishin planifikuar të luheshin 10 të tilla, nga 5 takime për dy grupet A dhe B, por sfida mes Sopotit dhe Kamzës nuk është luajtur. Si pasojë, në Grupin A janë luajtur katër ndeshje.

Mirdita ka mposhtur me rezultatin 5-2 ekipin e Spartakut, ndërsa Klosi triumfoi 3-1 ndaj ekipit kryeqytetas Internacional. Vora fitoi në shtëpi 4-0 kundër Adës, ndërsa Gramshi triumfoi 0-2 në kryeqytet kundër Tirana B.

 

Në Grupin B, Tomori vazhdon të jetë në krye pas fitores 1-4 kundër Tepelenës. Delvina shkatërroi me rezultatin 7-2 ekipin e Këlcyrës, ndërsa Albpetrol dhe Maliqi u ndanë në barazim 1-1. Memaliaj fitoi minimalisht 1-0 ndaj Butrintit, ndërsa Përmeti fitoi 0-3 në transfertë kundër Gramozit./abcnews.al