Fiorentina me shumë gjasa e ka humbur Federico Chiesan, me sulmuesin anësor që do të shitet për rreth 50 milion euro në Premier League, pasi Manchester United ka bërë ofertë konkrete. Si pasojë, drejtuesit e klubit pritet t’i ri-investojnë këto para, për të përforcuar një tjetër repart.
Bëhet fjalë për qendrën e mesfushës, aty ku “La Viola” ka pasur shumë probleme. Me paratë e arkëtuara nga shitja e Chiesa, Fiorentina kërkon të marrë dy mesfushorë me eksperiencë, si Giacomo Bonaventura dhe Radja Nainggolan.
Bonaventura është pa kontratë dhe Fiorentina mund ta bindë t’i bashkohet klubit nga Firence, ndërsa për Nainggolan, duhet bindur Interi. Zikaltërit nuk kanë në plan ta mbajnë 32 vjeçarin në ekip dhe me një ofertë 10-15 milion euro, mund të sigurojnë shërbimet e belgut./abcnews.al