Nguyen Thanh Hai, mesfushori 31-vjeçar i Da Nang në Vietnam, me siguri tani do jetë duke pyetur veten se si ia ka dalë të humbë një rast goli me portën gjysmë të boshatisur.
Sot, në përballjen kundër Hanoi FC, Thanh Hai i befasoi të gjithë dhe sidomos trajnerin e tij, duke e dërguar topin jashtë kuadratit të portës. Sigurisht bëri më të vështirën dhe në fund skuadra e tij mori vetëm një pikë, edhe pse luante në shtëpi. /abcnews.al