Kryeministrja britanike, Theresa May, do të raportojë në Parlamentin e vendit për sa i përket bombardimeve ajrore në Siri, nga SHBA dhe Franca e Britani, për të cilat Parlamenti britanik nuk kishte dhënë më herët miratim.
Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën sulmuan objektiva të ndryshme në Siri, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku mbetën të vrarë mbi 70 persona. Parlamenti britanik rifillon punën, pas pushimeve pranverore për këtë arsye deputetët nuk janë konsultuar para sulmit në Siri.
Gjithsesi qeveria britanike nuk është e detyruar me ligj që të marrë miratimin e Parlamentit për perfshirjen në sulme ajrore në situata të tilla, sipas asaj që raporton Associated Press./abcnews.al
May raporton në Parlament për sulmet ajrore në Siri
schedule12:53 - 16 Prill, 2018
schedule 12:53 - 16 Prill, 2018