Aktorja dhe aktivistja hollivudiane, Angelina Jolie ka folur së fundmi në një intervistë televizive për fëmijët e saj. Ajo u shpreh se ndihet shumë krenare për vajzën më të madhe, Zahara, të cilën e birësoi në vitin 2005 kur ajo ishte gjashtë muajshe.
Në një intervistë për “Time” aktorja 45-vjeçare e konsideroi 15-vjeçaren Zahara si një “grua të jashtëzakonshme afrikane”. “Vajza ime është nga Etiopia, një nga fëmijët e mi … dhe unë kam mësuar shumë prej saj. Ajo është familja ime, por ajo është një grua e jashtëzakonshme afrikane.”, tha aktorja hollivudiane, shkruan abcnews.al.
LEXO EDHE: Angelina Jolie tregon arsyen e ndarjes nga Brad Pitt
Kujtojmë që pak kohë më parë, aktorja rrëfeu në një intervistë për Vogue, se është ndarë me Brad Pit për “mirëqenien” e familjes së saj, dhe se vendimi që ka ndërmarrë ka qenë i duhuri. ““Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Ishte vendimi i duhur. Vazhdoj të përqendrohem për të mirën e fëmijëve.“, deklaroi ndër të tjera aktorja. /abcnews.al/