Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpall “Qytetar Nderi” në Kukës. Këtë titull e mori nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut me rastin e 19-vjetorit të përkujtimit të Eksod ‘99. Pacolli u kujtoi politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë, të kenë vleresim real në ndihmë të këtij komuniteti të spikatur për mikpritjen e madhe dhe bujarinë gjatë vitit ‘99. Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu deklaroi se Kukësi meriton më shumë vëmendje nga të gjithë aktorët, jo vetëm për atë çfarë ka bërë në vitin 1999, por edhe si kryeqendër kombëtare. Ndërkohë shumë qytetarë të Kosovës po udhëtojnë drejt Kukësit, ku do të ketë aktivitete të ndryshme në përkujtim të eksodit gjatë genocidit serb në vitet ‘98-‘99./abcnews.al
Eksod ‘99, nisin aktivitetet në Kukës
schedule12:10 - 16 Prill, 2018
schedule 12:10 - 16 Prill, 2018