Arturo Vidal gjeti golin e tetë në La Liga për këtë sezon dhe ndihmoi Barcelonën të fitonte në fushën e Valladolid. Një sukses që i mban katalanasit në garë për titullin kampion, edhe pse vështirë që Reali do të gabojë dy herë në tre ndeshjet e mbetura.
https://streamable.com/v97nut
Goli i vetëm i ndeshje u shënua në minutën e 15-të. Leo Messi dhuroi një asist për Vidal dhe “luftëtari” i mesfushës shënoi një gol të bukur. Messi vendosi një rekord gjatë ndeshjes së sotme.
20 goals and 20 assists in a single league season this century:
-Thierry Henry 2002-03
-Leo Messi 2019-20End of list. pic.twitter.com/A9emiBCfLY
— B/R Football (@brfootball) July 11, 2020
“Pleshti” u bë lojtari i dytë në historinë e futbollit që arrin të shënojë 20+ dhe të dhurojë 20+ asiste në kampionat gjatë një sezoni, pas Thiery Henry në sezonin 2002/03. /abcnews.al
Valladolid-Barcelona 0-1
(Vidal 15′)