Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme, përfshirë edhe rajonin Kyushu.
Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive. Deri më tani 63 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në zonën Kumamoto në veri të Kyushu.
Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu. /abcnews.al