Këngëtarja e njohur dhe deputetja e PDK Eliza Hoxha ka reaguar pas fotografive, që u publikuan në rrjetet sociale, ku ajo thyente karantinën.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Eliza ka sqaruar situtën, duke theksuar se po priste të vëllain me makinë për ta shoqëruar në spital.
Më tej, këngëtarja shton se në qoftë se do të dilte për kafe, nuk do ta kishte bërë publike.
“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.
Për keqardhje!
Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, shkruan Hoxha.
Kujtojmë që Eliza rezultoi pozitive me Covid-19 para tre ditësh, pasi kishtevërejtur aritmi./abcnews.al