Renaldo Kalari do të jetë në stol në ndeshjen derbi me Tiranën. Ky është lajmi që u raportua në emisionin “Gol pas Goli” nga gazetari i Supesport, Glendi Tafaj.
Shkak për këtë ëshët situata në skuadrën e Partizanit, ku kanë dalë me COVID-19 pesë futbollistë (Boldor, Ferati, Kote, Mala e Çinari).
Trajneri Adolfo Sormani, i frikësuar nga kjo situatë, së bashku me stafin e tij kanë vendosur të mos e drejtojnë ekipin e Partizanit në këtë ndeshjes. /abcnews.al
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Solomon, Broën, Bardhi. Trajner: Renaldo Kalari
TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Cale, Torassa, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Nertil Bregasi, Doriando Myftari