“Sistemi shëndetësor në telashe”, ne Beograd nuk ka më shtretër për të sëmurët me Covid-19

schedule16:39 - 10 Korrik, 2020

schedule 16:39 - 10 Korrik, 2020

Sistemi shëndetësor në Serbi si duket po futet në kolaps pasi kapacitetet e spitaleve në Beograd janë ezauruar. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në vend, Zllatibor Lonçar.

Lonçar ka deklaruar se dhjetëra pacientë janë dërguar për trajtim në spitalet e Pozharevcit, Smederevës dhe Mlladenovacit.

Pas një takimi me drejtorët e spitaleve, Lonçar theksoi se po punohet në çdo drejtim për të gjetur mundësi të reja për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Nëse situata vazhdon me këtë numër të të infektuarve, sistemi shëndetësor do të jetë në telashe”, shtoi më tej Lonçar.

Ministri serb u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë në mënyrë që sistemi shëndetësor të ketë mundësi që të ofrojë ndihmë për të gjithë.

Deri më sot, Serbia numëron 17,728 raste me Covid-19 si dhe 370 viktima. /abcnews.al/