Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar deklaraat e sotme të kryeministrit Edi Rama për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.
Basha deklaroi se Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Sipas tij ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit.
“Njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit.
Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëevshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore
Në këtë marrëveshje qendrore ishte miratimi i reformës zgjedhore që do ti hapet rrugë procesit zgjedhor dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave.
Ne si opozitë në këto 7 muaj kemi bërë gjithçka. Kjo nuk ishte marrëveshja që ne dëshironim por ishte m,minimumi i mundshëm i panikut të Edi Ramës. Që në atë moment besoj se për këdo që ndjek politikën kishim të bënim me një njeri në panik, që diktonin sjelljen e negociatorëve në tavolinë.
Në gënjeshtrat e shumta që ka këputur sot kjo ka qënë një nga ato fanare….është e qartë Edi Rama nuk donte depolitizim, donte të nxirrte komisionerët e opozitës jashtë do ti zëvendësonte ata me njerëzit e shantazhuar”, u shpreh Basha.
Më tej, Basha shton se Rama ka frikë nga koalicionet opozitare dhe kërkon të ndalojë rrotacionin politik.
“Në çdo raport të departamentit amerikan të zgjedhjeve, Venecias, OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Evropës është e rëndësishme zgjidhja e komisioneve zgjedhore. Në momentin që e pa se nuk mund të kontrollonte u tërhoq nga depolizimi, persona që zotëron gjithçka në vend është kaq i tmerruar nga zgjedhja kaq i absesuar, dhe i vendosur për të ndaluar rrotacionin politik në vend sa donte që të hiqje dhe komisionerët e opozitës. Frika e Ramës është gjithçka që ka ndodhur me Ramën muajt e fundit. Nuk është diskutimi për lista e hapura sot por është për koalicionet parazgjedhore. Sot ranë edhe dorezat edhe maskat ranë dorezat pasi shqiptarët e dinë se Rama ka vetëm një shqetësim koalicioni opozitar dhe zgjedhjet me këtë koalicion dhe maska ra deri tani pasi ishte vënë si shkak nga një grup njerëzish që nuk përfaqëson asnjë nga partitë.
Të cilët janë blerë si gjë e gjallë përmes dallavereve të ndryshme që në shumë raste nuk kanë përfaqësuar asnjë parti politike dhe por janë një mall i blerë nga opozita. Në tërësinë e saj Tao kanë dalë si mish për top dhe propozuan heqjen e koalicioneve dhe ishin këto që kishin më shumë nevojë, rritjen e pragut në momentin që ato e kanë më shumë këtë nevojë”, u shpreh Basha.
Kreu i Pd, u ndal edhe tek listat e hapura, ndërsa thotë se Edi Rama është i tmerruar nga kjo.
“Edi Rama është i tmerruar nga listat e hapura. Ne e kemi shtruar më parë këtë si çështje por ai ka qenë hapur ndaj një vendimi të tillë. Problemi me çdo lloj sistemi në Shqipëri është problemi i rritjes së krimit me politikën”, deklaroi Basha./abcnews.al