Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Infektohet me koronavirus Isa Mustafa

schedule14:26 - 10 Korrik, 2020

schedule 14:26 - 10 Korrik, 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19. Lajmin Mustafa e ka konfirmuar në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i LDK shkruan se përveç një plogështie nuk ndjen shqetësime të tjera shëndetësore.  Mustafa ka thënë po ashtu se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur, ndërsa shton se do të qëndrojë i izoluar.

Të nderuar miq



Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.

Ditet në vijim to të jem i izoluar.

Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, shkruan Mustafa.

Deri tani edhe disa deputetë të LDK-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk dihet Mustafa është infektuar si rezultat i kontaktit me ndonjërin prej tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!