Më në fund! Me foton romantike, Sara i bën për herë të parë dedikimin publik Ledri Vulës

schedule14:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 14:22 - 10 Korrik, 2020

Sara dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit. Edhe pse nuk është konfirmuar ende, thuhet se çifti do të bëhen prindër për herë të parë.

Sot, reperi feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Sarës, e cila ka publikuar në Instagram një foto, ku çifti shfaqen duke u puthur në një pishinë në Jug të Shqipërisë.

Bukuroshja e ka shoqëruar edhe me disa fjalë, të cilat janë pëlqyer shumë nga të gjithë dhe nuk kishte se si me Ledri të ndodhë ndryshe.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndajë me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen njeriut që dua ta mbaj përgjithmonë në zemrën time”,shkruan bukuroshja./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CCdbYpnHr4A/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!